Rama tur falënderimi në Korçë: Njërzillëku, pika e parë e programit të qeverisjes së çdo bashkie

29/05/2023 16:46

Kryeministri Edi Rama është ndalur në Korçë këtë të hënë, gjatë turit të falënderimit pas fitores në zgjedhjet e 14 majit.

Ai u bëri sërish thirrje krerëve të bashkive që të jenë më pranë qytetarëve, duke theksuar se njerzillëku duhet të jetë pika e parë e programit të drejtimit.

Rama: Qytetarët janë të pakënaqur me ne por kanë pritshmëri të madhe prej nesh dhe mendojnë se ne mund të bëjmë ato gjëra për të cilat ata kanë nevojë. Duke thënë vetëm përpara urdhëro merrini dhe na çoni vetëm përpara, do të ishte fatale nëse do të biem në vetëkënaqësi, nëse mendojmë se jemi të pazëvendësueshëm. Unë dua t’i falënderoj ata të djathtë që kanë votuar kandidatët tanë, dua të falënderoj edhe ata që nuk kanë dalë fare në votim, sepse duke e bërë atë që kanë bërë meritojnë respekt sepse janë sjellë si patriotë duke braktisur hijet e së shkuarës për të na marrë zvarrë. Ne e dimë shumë mirë, mendoni një sekondë për familjet tuaja, ku çdo kërkesë mund të zgjidhet, njësoj si familja është një kompani, një fshat, një shtet, edhe në shtetin më të pasur të botës nuk plotësohen të gjitha nevojat e njerëzve, nuk përmbuushen të tëra kërkesat sepse e tillë është natyra njerëzore, kërkon akoma dhe më shumë. Ka një gjë që mund të përmbushet 100%, ka një gjë që është në dorën tonë, është në dorën tonë, kjo është njerzillëku me të gjithë anëtarët e një komuniteti, njerzillëku me çdo familje që ka nevojë për këtë shtet. Njerzillëku, pika e parë e programit të qeverisjes së çdo bashkie. Sepse në këtë pikë kemi deficite kudo, kemi deficite në nivelin mendor, qendror, këtë unë ua kërkoj me forcë të gjithëve që ta kuptojnë dhe ta vënë në jetë, që njerëzit të jenë të respektuar.

Rama ka ndërmarrë një tur falënderimi në qytetet e vendit pas fitores në 53 bashki në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Fjala e plotë e kryeministrit Edi Rama

FOTO GALERI
1/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA