Presidenti Ilham: Azerbaixhani do të jetë i sigurt edhe nëse nuk do të ketë traktat paqeje me Armeninë (fotot)

29/05/2023 19:05

Presidenti i Azerbaixhanit president Ilham Aliyev u përpoq të siguronte sot vendin edhe nëse nuk arrihet iniciativa e traktatit afatgjatë të paqes me fqinjin Armeninë për rajonin e luftuar të Nagorno Karabak.

Më herët liderët e Armenisë e Azerbaixhanit thanë se po avanconin drejt normalizimit të marrëdhënieve në një raund bisedimesh në Moskë.

Një tjetër takim është caktuar mes liderëve Pashinian e Aliyev më 1 qershor në Moldavi, ku pritet të përfshihet dhe presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Olaf Scholz.

Aliyev, shtonte sot: “Ne jemi një vend i fortë dhe do të kemi një pozitë të fortë në tryezën e negociatave, edhe nëse nuk nënshkruhet marrëveshja do të jetojmë të sigurt”.

“Armenia e ka njohur tashmë integritetin tonë territorial, dhe nuk mbeten pengesa të mëdha për traktatin e paqes, prandaj jam i sigurt që Armenia do të nënshkruajë nëse nuk ndryshon pozitën e saj.”

Më herët Aliyev thoshte:

“Ne besojmë se nënshkrimi i traktatit do të ndodhë dhe po bëjmë të gjitha përpjekjet për marrëveshjen, e cila duhet të bazohet në normat e parimet ndërkombëtare”.

FOTO GALERI
2/3
Më herët liderët e Armenisë e Azerbaixhanit thanë se po avanconin drejt normalizimit të marrëdhënieve në një raund bisedimesh në Moskë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA