“Ali Khamenei ka vdekur”/ Jerusalem Post njofton: Lideri suprem i Iranit u vra nga sulmet ajrore në Teheran, trupi iu gjet nën rrënoja Ndryshimet demografike nuk kanë shkaktuar rënie vetëm të numrit të regjistrimeve në arsim, por kjo është reflektuar edhe në diplomimet.
Sipas të dhënave të INSTAT-it vitin e shkuar akademik ka pasur një ulje me 5.4% krahasuar me 2021, që do të thotë rreth 1700 studentë më pak.
Nga 32 690 të diplomuar në atë periudhë, për vitin akademik 2021-2022 ishin 30 910. Shifra që pritet të zbresin edhe më, në përfundim të këtij viti, për shkak të emigracionit në rritje.
Në këtë situatë shpërndarja e studentëve në programe gjithashtu ka ndryshuar, duke shtuar interesin në degët e teknologjisë dhe shëndetit e shërbimeve, e duke rrezikuar mbylljen e degëve për mësuesi, bujqësi, arte…
“Interesi i të rinjve është në ato degë që ju siguron punësim dhe të ardhura më të mira. Edhe prindërit madje po i nxisin. Ndaj në këto vitet e fundit kemi kërkesa të larta për inxhineri, arkitekturë, shkenca kompjuterike, e sidomos edhe design…”– tha Rovena Plasa- këshilluese karriere
Këshilluesja e karrierës, Rovena Plasa propozon një studim shtetëror për vendet e lira të punës, mbi bazën e të cilit duhet të hartohen kuotat për pranimin e studentëve; si dhe të tregohet tolerancë në degët me rëndësi kombëtare që të mos kenë kriter për t’u mbajtur hapur numrin e studentëve.
Top Channel