Kreu i Bordit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, Michael Granoff, ishte i ftuar këtë mbrëmje në “Top Story”.
Granoff shpjegoi se ku i gjen paratë fondi amerikano-shqiptar. Sipas tij, fondi e ka burimin nga qeveria amerikane.
“U dhanë 30 milion dollarë me paratë e taksapaguesve amerikanë, me qëllim që të mund të krijohej një ekonomi të sektorit privat në Shqipëri, në mënyrë transparente dhe të drejtpërdrejtë. Ne e kaluam 10-vjeçarin e ardhshëm duke investuar ato para në një sërë shoqërish, duke e provuar këtë model.
Ne ngritëm Bankën Amerikane të Shqipërisë, revolucionarizuam të gjithë industrinë bankare në Shqipëri, tregun e sigurimeve po ashtu. Jemi investitor në një qendër tregtare. Hapëm dhe zhvilluam një sërë shoqërish. Ndryshuan sektorin privat në Shqipëri”.
Qëllimi, sipas Granoffm ishte krijimi i një fondi që do të funksionojë në mënyrë të përhershme në Shqipëri.
“Ne bëmë një marrëveshje me qeverinë e SHBA-së, ku u përcaktua se ne do të jepnim në fillim gjysmën e 30 milionëshit dhe ne do të mbanim gjysmën tjetër, plus të gjitha fitimet që kishim krijuar, për t’i vendosur në një fond që do të vepronte në mënyrë të përhershme në Shqipëri.
Do të jepeshin për të njëjtat qëllime që kishte fondi për sektorin privat, në mënyrë jofitimprurëse. Patëm shumë fat sepse arritëm të krijojmë goxha kapital, të ngremë goxha kapital, më shumë se çdo fond tjetër në vendet e ish-Bashkimit Sovjetik.
Pra, ai 30 milion dollarë fondacion, na mundësoi të krijojmë fondacionin që po krijojmë sot. Dhe puna e fondacionit është të japë para, pra ne nuk kemi fitim. Të gjitha paratë shkojnë në Shqipëri”.
Top Channel