Pas një sezoni zhgënjyes ku ndryshuan tre trajnerë (Tuchel, Potter dhe Lampard), Chelsea zyrtarizoi trajnerin e ri për sezonin e ardhshëm teksa ashtu siç pritej dhe ishte përfolur prej kohësh, “timonin” e londinezëve e merr Mauricio Pochetino.
Argjentinasi ka firmosur një kontratë dyvjeçare dhe si një njohës i mirë i Premier League pas eksperiencës së tij me Tottenham, do të tentoj të rikthejë “Blutë e Londrës” në nivelet më të larta ku pas investimeve të presidentit Todd Boehly synimi kryesor është titulli kampion.
Në deklaratën e parë për zyrtarizimin e Pochetinos, bashkëpunëtorët e klubit të Chelseat, Laurence Stewart and Paul Winstanley theksuan se e zgjodhën 51-vjeçarin për arsye të eksperiencës, karakterit dhe kualitetit ndërsa shtojnë se argjentinasi është një trajner fitues dhe që e ka treguar veten edhe jashtë Anglisë./ SuperSport
Top Channel