Instituti Octopus: Njerëz të maskuar në protestat në veri, mund të jenë të gatshëm për sulme terroriste

29/05/2023 10:56

Serbët lokalë po vijojnë protestat në veri, ku në Zveçan ata tentuan më herët të hyjnë me forcë në objektet e komunës.

Drejtori i Institutit Octopus, Agim Musliu thotë se në mesin e protestuesve janë disa të maskuar, të cilët mund të jenë të gatshëm për akte terroriste.

“Struktura ilegale dhe kriminale njerëz të maskuar në protestat në veri. Instituti OCTOPUS shpreh shqetësimin se, në mesin e protestuesve mund të ketë edhe njerëz që janë të gatshëm për akte terroriste! Bashkëpunëtorët e Institutit OCTOPUS, kanë thënë se, protestuesit në terren janë duke u udhëhequr nga ish-policët e dorëhequr serbë të Policisë së Kosovës dhe anëtarë të strukturës kriminale (Mbrojtja Civile)”, thotë Musliu në postimin e tij në Facebook.

Ai ka shtuar se përgjegjës për pjesën e ish-policëve është Aleksandar Filipoviç, ndërsa përgjegjës për pjesën e të ashtuquajturës “Mbrojtja Civile” është Milun Milenkoviç “Lune”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA