Kreu i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi nuk e konsideron të habitshme që Sali Berisha ka humbur çdo bastion të së djathtës në zgjedhjet e 14 majit.
Në një intervistë për emisionin “Top Story” me gazetarin Juxhin Mustafarai, Doshi tha se Berisha s’ka ndonjë prespektivë, pasi në PD kanë tradhëti brenda llojit.
I ndalur tek akuzat e kryefoltoristit për shit-blerje votash, Doshi thotë se Berisha ka 18 vjet me të njëjtin refren, “në momentin që i prek interesat, vetëm hedh baltë e vrerë”. Edhe Basha, sipas Doshit, është ‘pjella’ e tij.
“Ai akuzon kot. “Më del hija jote mua”, thotë. Normal që hija ime do t’i dali sepse unë prej andej jam.
Berisha i ka humbur të gjitha. Humbi Tropojën, humbi Shkodrën, humbi Vaun e Dejës. Ato i ka pasur bastionet e tij ai. Berisha s’ka ndonjë prespektivë. As partia, as ku janë pjesa tjetër e partisë. Ata kanë tradhëti brenda llojit.
Gazi shkon te Berisha, Luli nis Gazin. Luli shkon tek Taulanti, është bërë një llum aty. Sepse është gjynah për këtë popull që e trajtojnë kështu. Dhe për këtë njerëzit më votojnë dhe më besojnë mua. Unë nuk bëj pazare në emër të votuesve. Është turp. Unë e lidh politikën me karakterin. Sali Berisha ka 18 vjet që thotë po të njëjtën gjë. Ka blerë vota, ka bërë kështu, ka bërë ashtu…
Para një viti unë isha lule që nuk luftova, sepse aq është Shkodra dhe ne nuk kishim as komisionerë. Berishës në momentin që i prek interesat, vetëm hedh baltë, hedh vrerë. Lul Brava është prurja e atij”- thotë Doshi.
Top Channel