
25/02 09:55
Steven Berghuis, futbollisti i Ajax nuk mundi t’i mbante nervat pas ndeshjes së fundit në Eredivisie, me mesfushorin që goditi me grusht jashtë stadiumit një prej tifozëve kundërshtarë.
Harkëtarët u mposhtën në transfertë me shifrat 3-1 teksa pas kësaj disfate e mbyllën kampionatin të zhgënjyer, vetëm në vendin e tretë.
Por, nervat e humbjes dhe mbylljes zhgënjyese të kampionatit, lojtari 31-vjeçar i kishte ruajtur për t’i shfaqur ndaj tifozëve kundërshtarë teksa para se të hipte në autobusin e skuadrës, shkoi dhe goditi një prej tifozëve kundërshtarë./ Supersport
Top Channel