“E dashuroj, e dua shumë”, qytetarja thërret mes turmës kryeministrin Rama
29/05/2023 16:28
Një qytetare është çuar në këmbë mes duartrokitjeve, kur kryeministri Edi Rama mori fjalën gjatë takimit falënderues në Korçë.
“E dashuroj, e dua shumë”, tha ajo, ndërsa u dëgjua në sallë.
Kreu i qeverisë buzëqeshi pas reagimit të vajzës dhe falënderoi të gjithë të pranishmit.
Rama ka ndërmarrë një tur falënderimi në qytetet e vendit pas fitores në 53 bashki në zgjedhjet lokale të 14 majit.
Top Channel