Artisti krijon imazhet inteligjente satirike që nxisin debatin social (fotogaleri)

29/05/2023 21:31

Gunduz Aghayev është një ilustrator kartonazh nga Azerbaixhani që me sa duket nuk ka frikë të ngrejë zërin e ndërgjegjësimit për disa nga çështjet shoqërore më delikate.

Disa imazhe kanë shkaktuar polemika pasi puna e tij artistike përfshin problemet moderne shoqërore si varësia nga rrjetet sociale sociale, hipnotizimi i kulturës së konsumit apo programet e pavlera ose të dëmshme televizive.

Interesat e tij zgjerohen edhe më tej me tema delikate si lufta, indoktrinomi e kushtëzimi shoqëror apo besimi fetar, me të cilat autori tenton te kërkoje ndërgjegjësim për ruajtjen e lirive dhe mendimit të pavarur.

Ai vë theksin në artin politik dhe konfliktet në botë, teksa shpesh është bërë objekt kundështimesh të ashpra nga komentues në rrjet që nuk tolerojnë shkeljet e parimeve të tyre nga artisti.

Autori ka studiuar art në 1998-2002 në Azerbaixhan dhe ka mbajtur ekzibicionin e tij të parë në 2004. Ekzibicionin e dytë e mbajtur në Muzeumin e kryeqytetit Baku dhe gjithashtu është shfaqur në Rusi, Turqi si dhe në ambasadën franceze në Turkmenistan në vitin 2013.

Autori është një pjesëmarrës në projektin “Art for democracy” dhe si pasojë e presioneve është larguar nga Azerbaixhani në 2014.

Galeria e meposhtme ka punimet e Gunduz Aghayev per te cilat mban pergjegjesi vetem vete artisti, dhe duhet pare me gjakftohtesi prej ndjeshmerive personale qe mund te perfshije …

FOTO GALERI
1/15
Makuteria

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA