Ariut që besohet se vrau 26-vjeçarin i kursehet jeta nga gjykata në Itali (fotot)

29/05/2023 16:32

Një ari që besohet se sulmoi për vdekje një vrapues në një rajon alpin të veriut të Italisë, i është kursyer jeta sot nga një gjykatë administrative e vendit.

Ariu i murrmë që i ishte dhënë identiteti JJ4, ishte kapur më 18 prill pas një ndjekjeje intensive dy javore, që nisi pas vdekjes tragjike të 26-vjeçarit vendas Andrea Papi i cili ishte duke vrapuar në një kalim malor.

Gjykata e qytetit të Trento kërkoi më shumë detaje për dinamikën e ngjarjes për të lejuar neutralizimin e arushës 17-vjeçare femër, dhe pezulloi urdhrin e dhënë nga autoritetet lokale për procedurën fatale ndaj kafshës.

Pezullimi zgjat deri më 27 qershor dhe fati i ariut mund të kërkojnë më shumë kohë për të vendosur teksa një seancë gjyqësore është caktuar për çështjen në dhjetor. Ato do të vendoset nëse ariu do të transferohet në një strehë kafshësh ku të mos jetë rrezik për njerëzit.

Nuk është ende plotësisht e qartë nëse JJ4 e cila gjendej pranë ngjarjes me këlyshët e saj, ka sulmuar viktimën Papi, që po vraponte aty.

Grupit e mbrojtjes së kafshëve kanë kontestuar urdhrin e autoriteteve të Trento për të eliminuar kafshën.

Viktima e familjes gjithashtu nuk ka mbështetur urdhrin e vrasjes së ariut.

Drejtuesi i Trento, Lorenzo Dellai argumentonte se vdekja Papi mund të ishte evituar nëse ariu do të ishte eliminuar, që prej sulmeve të mëparshme ndaj personave në 2020.

Prindërit e ariut JJ4 ishin sjellë në pyjet italiane nga Sllovenia dy dekada më parë në një projekt të financiar nga BE për shtimin e popullatës së arinjve.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA