Angli/ Shoferi fiton pagesën prej 1.1 milionë paund pasi përfundoi me makinën e tij në një gropë

29/05/2023 13:22

Një shofer ka fituar më shumë se 1 milion paund si kompensim pasi makina e tij ra në një gropë.

Pas një beteje ligjore katërvjeçare, shoferi ka fituar një shumë të madhe prej 1,188,565,25 paund për një “dëmtim personal të shkaktuar nga gropa”.

Mund të jetë pagesa më e madhe e këtij lloji dhe aktivistët kanë paralajmëruar se pasqyron gjendjen e tmerrshme të rrugëve të Mbretërisë së Bashkuar.

Pagesa u bë nga Qeveria e Uellsit, e drejtuar nga Laburistët, e cila është përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve më të mëdha në mbarë vendin.

Shoferi i paidentifikuar u plagos pasi makina përfundoi në gropën në 2018-2018 dhe kompensimi u pagua përfundimisht katër vjet më vonë. Zbulohet gjithashtu se dhjetëra njerëz kanë paraqitur kërkesa të tilla në Uells gjatë pesë viteve të fundit.

Shifrat tregojnë se qeveria e Uellsit ka zgjidhur 11 kërkesa për dëmtime të automjeteve të lidhura me gropat gjatë pesë viteve të fundit dhe dy pretendime të tjera për lëndime personale.

Gjatë asaj kohe, pagesa tipike më e lartë për dëmtimin e automjeteve ishte 1,077 £.

Top Channel