Titulli me PSG i shton vlerat Messit, argjentinasi barazon Dani Alves dhe lë pas Ronaldon

28/05/2023 08:45

Paris Saint-Germain i mjaftoi një barazim 1-1 (shënoi Messi) në transfertë ndaj Strasbourg për të fituar një javë para përfundimit të kampionatit, titullin e 11-të në histori. Me katër pikë diferencë nga ndjekësit më të afërt të Lens, Mbappe me shokë festuan edhe pse sërish peng mbetet Champions League.

Gjithsesi, trofeu i Ligue 1 rezultoi special për Lionel Messin me argjentinasin që koleksionoi trofeun e 43-të në karrierë. Tashmë, “pleshti” së bashku me Dani Alves janë dy futbollistët më të titulluar në planet me Messin që sigurisht ka mundësinë në të ardhmen ta “parakalojë” brazilianin. Sakaq, me golin e shënuar ndaj Strasbourg, Messi shndërrohet në futbollistin me më shumë gola të shënuar në pesë kampionatet kryesore të Europës.

Argjentinasi preku kuotën e 496 golave duke lënë pas në këtë renditje Cristiano Ronaldon që tashmë aktivizohet në Arabinë Saudite. Kujtojmë se e ardhmja e Messit mbetet në pikëpyetje dhe vështirë se Kampioni i Botës do të qëndrojë në Paris, me Barcelonën që është në horizont, pa lënë mënjanë edhe ofertat faraonike nga Arabia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA