Nervat e Rodrygos? Ancelotti: Atij i interesojnë golat, mua fitorja

28/05/2023 10:04

Real Madrid ia doli me sukses në transfertë përballë Sevillas teksa i mposhti andaluzianët me shifrat 1-2. Heroi i kryeqytetasve ishte Rodrygo me brazilianin që shënoi të dy golat.

Por, braziliani nuk mundi të gëzohej plotësisht teksa trajneri Carlo Ancelotti e zëvendësoi në minutën e 81-të teksa 22-vjeçari nuk i fshehu nervat duke qenë se ishte i vendosur për të shënuar edhe golin e tretë e për të kompletuar “tripletën”.

Gjithsesi, pas sfidës tekniku italian nuk i harroi elozhet për Rodrygon, por shtoi se ai kërkon të fitojë ndeshjen dhe nuk është i interesuar te numri i golave që mund të shënojë një futbollist.

“Rodrygo ka ndryshuar shumë, sidomos pas Botërorit është bërë më protagonist. Ka luajtur në shumë ndeshje të rëndësishme, ka cilësi të jashtëzakonshme. Mund të luaj në qendër apo edhe në të majtë. Por, kur vjen puna te kundërsulmi është më i dëmshëm në qendër se sa nga krahu.

Nervat e zëvendësimit? I ndodh të gjithëve. Ai kërkonte të shënonte golin e tretë, ndërsa unë mendova të fitoj ndeshjen. Në fund unë dhe ai kishim objektiva të ndryshëm. Jo më kot e përfunduam ndeshjen me katër mbrojtës qendre dhe pesë mesfushorë, doja të evitoja problemet. Gjithmonë më i rëndësishëm është objektivi kolektiv se sa ai individual”, u shpreh Ancelotti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA