Rusia ka kryer një sulm të ri masiv me dron gjatë natës në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, duke vrarë të paktën një person, thanë zyrtarët lokalë.

Një grua u lëndua nga sulmi.

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitaliy Klitschko tha se një burrë vdiq kur rrënojat e dronit ranë pranë një karburanti.

Në përgjithësi, Rusia lëshoi një rekord prej 54 të ashtuquajturave dronë kamikaze në objektivat ukrainas, 52 prej të cilëve u rrëzuan, njoftoi Forca Ajrore e Ukrainës.

Vetëm në Kiev, më shumë se 40 drone u rrëzuan, thanë zyrtarët. Sipas BBC, ky informacion nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur.

Rusia, e cila ka filluar luftën në shkurt 2022 – javët e fundit ka rritur sulmet e saj në Kiev, duke kërkuar të mposhtë mbrojtjen e kryeqytetit.

Më herët të dielën, alarmet për sulm ajror u aktivizuan në 12 rajone të Ukrainës, nga Volyn në veri-perëndim deri në Dnipropetrovsk në jug-lindje.

Në një postim në mediat sociale, Klitschko u kërkoi banorëve të Kievit që të “qëndrojnë në strehimore”, duke paralajmëruar valët e sulmeve me dron dhe një natë “të vështirë” përpara.

Zyrtarët e Kievit raportuan gjithashtu se magazinat në lagjen jugore, Holosiyivsky ishin djegur.

Sulmi i fundit vjen pasi banorët e qytetit shënojnë Ditën vjetore të Kievit – një festë popullore në kohë paqësore.

Pati gjithashtu raporte për shpërthime në qytetin Zhytomyr, në perëndim të Kievit.

Më pas, alarmi ajror u hoq në kryeqytet dhe në të gjithë vendin.

Në sulmet e saj të fundit, Rusia ka përdorur të ashtuquajturat drone kamikaze, si dhe një sërë raketash lundrimi dhe balistike, shkruan BBC.

Sulmet vijnë përpara një kundërofensive të pritshme ukrainase.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA