Për të tretin vit radhazi këtë të diel u zhvillua Tiranathlon, një garë me tre disiplina: not, ciklizëm dhe vrap, e cila filloi dhe përfundoi tek liqeni i Farkës.
Këtë vit morën pjesë 300 garues nga 18 shtete dhe për fituesit u shpërndanë edhe çmime me vlerë monetare.
Gara nisi në orën 8 të mëngjesit, fillimisht me notin për distancën sprint prej 750 m, për të vijuar me çiklizmin me 20km dhe përfundoi me vrapin 5 km.
Për distancën olimpike garuesit notuan 1.5 km, vijuan garën me biçikleta për 40 km dhe përfunduan vrapin me 10 km. E gjithë gara u përmbyll në orën 12:00.
Për distancë olimpike vendi i parë u vlerësua me 1000 euro, vendi I dyte me 700 euro dhe vendi i tretë me 500 euro. Ndërsa për distancën sprint fituesi i vendit të parë mori 800 euro, i dytë 500 euro dhe vendi I tretë 300 euro.
Për zhvillimin e garës me tre disiplina në kryeqytet pati kufizime në qarkullim por gjithçka iu kthye normalitetit në mesditë.
Edicioni i tretë i Tiranathlonës, përkoi edhe me vitin kur Tirana mban titullin si Qyteti Europian i Sportit dhe ka në fokus zhvillimin e aktiviteteve sportive për të gjitha moshat.
Top Channel