Balotazhi historik i zgjedhjeve/ Erdogan përballë Kılıçdaroglu, nis procesi i numërimit të votave në Turqi

28/05/2023 16:34

Për herë të parë në historinë e saj, Turqia shkoi në zgjedhje për raundin e dytë presidencial, ku Recep Tayyip Erdoğan dhe Kemal Kılıçdaroğlu janë përballë njëri-tjetrit për të marrë detyrën presidenciale.

Kutitë e votimit u hapën në orën 08:00 të mëngjesit dhe u mbyllën në orën 17:00 (me orën atje), e më pas menjëherë nisi procesi i numërimit.

Më shumë se 191 mijë kuti votimi u vendosën në bordet zgjedhore të 973 qarqeve dhe 1094 qarqeve në të gjithë vendin për zgjedhjet në të cilat do të përcaktohet presidenti i Turqisë që do të shërbejë për 5 vite.

Pritet që rezultati final të shpallet rreth orës 21:00, ndërsa orari mund të ndryshojnë vetëm nëse ka rikthim në procesin e numërimit për vendet që kanë pakënaqësi.

Kandidati presidencial i Aleancës Popullore, Recep Tayyip Erdoğan kokë më kokë me kandidatin për President i Aleancës së Kombit, Kemal Kılıçdaroğlu.

Ndërsa procesi votimit është mbyllur për emigrantët që më 24 maj, ku në 73 vende me prezencë të lartë turqish u krijuan 167 pika votimi për rreth 3.5 milionë votues të regjistruar në listën zgjedhore jashtë shtetit.

Fletët e votimit të përdorura jashtë vendit u dërguan në Turqi me avionë dhe korrierë diplomatikë, për tu numëruar sot së bashku me të tjerat.

Në kuadër të ndalesave zgjedhore, nga ora 06:00 deri në orën 24:00 të ditës së sotme nuk do të shiten pijet alkoolike dhe vendet e argëtimit do të qëndrojnë të mbyllura.

Pjesëmarrja në raundin e parë ishte jashtëzakonisht e lartë në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të 14 majit, në 88.92% të 64 milionë votuesve me të drejtë vote në Turqi dhe jashtë saj, sipas këshillit zgjedhor.

Asnjëri nga kandidatët nuk arriti 50% të kërkuar për të marrë presidencën në raundin e parë, por Erdogan siguroi një epërsi të rehatshme ndaj Kilicdaroglu. Presidenti fitoi 49.5% të votave ndaj Kilicdaroglu 44.9%.

Kjo epërsi dhe miratimi i tij nga kandidati ultranacionalist Sinan Ogan , i cili doli i treti në raundin e parë, e pozicionon Erdoganin si favorit për të fituar një mandat të tretë pesë-vjeçar në detyrë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA