Vdes nga ‘kanceri i shpejtë’ gazetarja britanike e rrjetit ITV në moshën 45 vjeçare (fotot)

27/05/2023 21:19

Gazetarja e njohur britanike e rrjetit ITV News, Emily Morgan ka vdekur dje në moshën 45 vjeçare pas një beteje të shkurtër me kancerin, njoftonin familjaret.

Emily ishte gazetare e shëndetit dhe e shkencave në rrjetin kryesor britanik prej më shumë se 20 vjetësh dhe ka qenë nga mbulueset kryesore të kohës së virusit kovid.

Por një kancer i shfaqur në mushkëri i mori jetën brenda disa muajve.

Nuk dihet nëse Emily kishte pasur histori familjare me këtë sëmundje apo sesi e keqja avancoi kaq shpejt në trupin e të ndjerës.

Kreu i rrjetit tha në një deklaratë të shkurtër në Twitter: “Ajo ishte një person i mrekullueshëm, një mik i dashur, Emily raportonte për shëndetin gjatë kohës Covid në 2020. Ajo ishte vetëm 45 vjeçe.”

Shumë kolegë të të ndjerës në  ITV Network i bënin homazhe teksa redaktori, Andrew Dagnell shtonte: “Raportimet e saj ndihmonin në ekspozimin e vështirësive të sistemit shëndetësor gjatë një kohe të paprecedentë”.

“Mendimet tona janë me familjen e Emily, e cila ishte krenare që ishte një gazetare dhe krenare për familjen e saj”, shtohej në homazhe.

FOTO GALERI
1/3
Nuk dihet nëse Emily kishte pasur histori familjare me këtë sëmundje apo sesi e keqja avancoi kaq shpejt në trupin e të ndjerës.

Top Channel