Ushtria izraelite nis bastisje e arrestime në zonat e pushtuara të Bregut Perëndimor e Jeruzalemit Lindor (fotot)

27/05/2023 17:36

Mediat rajonale shkruanin sot se ushtria izraelite nisi një aksion të gjerë arrestimesh të të rinjve palestinezë në shtëpi në zonat e pushtuara të bregut Perëndimor dhe Jeruzalemit lindor.

Rrjeti vendas “Palestine Today” tha se forcat izraelite kishin sulmuar qytezat Qabatiya, jugu i  Xhenin, ku bastitën shtëpinë e të sapoliruarit Fadi Zakarneh, për të marrë në pyetje familjarët e tij.

Para largimit ushtarët arrestuan “Zakarneh” dhe e transferuan në një prej qendrave të marrjes në pyetje.

Dëshmitarët thanë se ushtria izraelite kishte bastisur kampin e refugjatëve Balata ku sulmuan “një numër shtëpish banimi duke bërë arrestime e duke vandalizuar në brendësi të tyre”.

Gjatë bastisjes së kampit forcat e ushtrisë arrestuan një të ri me pretekstin se ishte i kërkuar prej tyre.

Mediat thonin se dy të rinj u morën për t’u hetuar në Tubas, një prej të cilëve ishte ish-i burgosur i liruar, duke thënë se po arrestoheshin për kalimin e një postblloku ushtarak në qytetin Xheriko.

Raportime për pretime të rinjsh palestinezë u bënë gjithashtu nga Huwara në jug të Nablus, sipas agjencisë jemenite Saba.

FOTO GALERI
3/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA