Një 44-vjeçar nga Tirana dyshohet se është hedhur nga kati i 15 i një ndërtese.
Sipas informacioneve paraprake, ai ka shkuar në një pallat në ndërtim e sipër në bulevardin “Bajram Curri”, dhe dyshohet se në kushte depresioni, është hedhur nga kati i 15-të i kësaj ndërtese dhe ka rënë në katin e 10-të.
Si pasojë 44-vjeçari ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të shkakut të hedhjes së 44-vjeçarit nga lartësia.
“Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 27.05.2023, shtetasi E. T., 44 vjeç, banues në rrugën “Mujo Ulqinaku”, ka shkuar në një pallat në ndërtim e sipër, në bulevardin “Bajram Curri”, dhe dyshohet se në kushte depresioni, është vetëhedhur nga kati i 15-të i kësaj ndërtese dhe ka rënë në katin e 10-të.
Si pasojë 44-vjeçari ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të shkakut të vetëhedhjes së 44-vjeçarit nga lartësia”, thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel