Një grup hetuesish është ngritur nga Inspektorati Policor i Kosovës për të vlerësuar veprimet policore gjatë tensioneve të një dite më parë në tre komunat veriore, Leposaviç, Zveçan dhe Zubin Potok.

IPK-ja në një njoftim për media thotë se vendimin për krijimin e këtij ekipi e ka bazuar në mandatin ligjor sipas detyrës zyrtare dhe në koordinimit me Ministrin e Punëve të Brendshme.

“Qëllimi i punës së këtij ekipi është që të sigurojmë që Policia e Kosovës ka kryer detyrat konform standardeve dhe autorizimeve kushtetuese e ligjore, drejt krijimit të një mjedisi të sigurt për qytetarët pa dallim. Po ashtu, ekipi synon të identifikojë nëse gjatë këtij operacioni ka pasur tejkalim të autorizimeve policore”, thotë IPK-ja në një njoftim për media.

Inspektoriati thekson se do të adresojë shkeljet konform autorizimeve ligjore.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, policia e Kosovës ka ndërhyrë pasi qytetarët serbë kundërshtuan hyrjen në godinat e komunave të kryerarëve të rinj të  Zveçanit dhe Zubin Potokut dhe Lepostaviçit.

Qytetarët serbë bllokuan hyrjen e komunave dhe policia u detyra të vepronte veçanërisht në Zveçan, ku pati hedhje të gazit lotsjellës për të shpërndarë turmat.

Nga ana tjetër, ndërkombëtarët e kritikuan këtë veprim të policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA