Sulmuesi i pezulluar prej basteve, trajneri: Edhe në burg lejohen kontaktet me jashtë!

27/05/2023 09:01

Ivan Toney, sulmuesi i Brentford dhe kombëtares së Anglisë do të duhet të qëndrojë larg fushave të lojës për plot tetë muaj duke qenë se ishte pjesë e botës së basteve sportive.

Pasi u vërtetua se 27-vjeçari kishte thyer mbi 232 rregulla në lidhje me bastet sportive ku sigurisht sportistët e kanë kategorikisht të ndaluar ta praktikojnë, Toney nuk mund as të stërvitet me skuadrën deri në muajin janar kur i përfundon dhe pezullimi.

Sakaq, një tjetër penalitet për Toneyn është ai edhe që lojtari për të paktën katër muajt e parë të pezullimit, nuk ka mundësinë as të bisedojë me trajnerin e tij te Brentford, Thomas Frank. Ky penalitet ka sjellë edhe reagimin e teknikut 49-vjeçar i cili thekson se edhe të burgosurit e kanë mundësinë e kontakteve me jashtë dhe se kjo masë sipas tij ishte shumë ekstreme.

“Në katër muajt e parë Toney duhet të shkojë në 100 shkolla dhe të flasë për eksperiencën e tij, futbollin dhe gjithçka tjetër. Por, më duket pak e tepruar që në katër muajt e parë Toney nuk mund të bëjë asnjë aktivitet zyrtar në lidhje me futbollin. Çfarë fitojnë nga kjo? Sepse nëse kërkojnë të rehabilitojnë njerëzit atëherë duhet t’i edukojmë. Nëse as unë nuk mund të flas me të, atëherë i bie të më pezullojnë edhe mua. Nuk më lejojnë të flas në mënyrë që ta mbështes në këtë periudhë, nuk është mirë. Ne mund të flasim me njerëzit që janë në burg, ndaj nuk bën sens që të mos flas me Toneyn”, u shpreh Frank, teksa në të njëjtën linjë është edhe tekniku i kombëtares, Gareth Southgate që e sheh të pakuptimtë këtë vendim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA