Shkarkohet zyrtari indian që zbrazi rezervuarin për të marrë celularin e humbur në ujë (fotot)

27/05/2023 15:57

Një inspektor ushqimi në Indi ka urdhëruar të shkarkohen rreth 2 milionë litra ujë me justifikimin se në celularin që i kishte rënë brenda rezervuarit kishte “të dhëna sensitive qeveritare”.

Zyrtari qeveritar Rajesh Vishwas, i shkarkuar tashmë për nglizhencë, urdhëroi pompimin e ujit për tre ditë nga diga  Kherkatta në Indinë qendrore, duke thënë se celulari i tij i rënë në ujë kishte të dhëna të rëndësishme.

Ai fillimisht tha për mediat se kishte kontaktuar me një tjetër zyrtar për të marrë leje mbi  zbrazjen e “një sasie uji” për të ushqyer një kanal aty pranë. Por raportimet më pas zbuluan se 2 milionë litrat e shkarkuara mund të ujisnin qindra hektarë tokë bujqësore.

“Ai tha se nuk kishte problem të shkarkoheshin rreth 1 metër ujë lartësi nga rezervuari dhe në fakt kjo do të çonte më shumë ujë te fermerët”, tha Vishwas për rrjetet lokale.

Zyrtarët raportohet se kishin shfrytëzuar zhytës vendas dhe dy pompa nafte për zbrazjen e rezervuarit.

Celulari u gjet në fakt disa ditë më vonë por ishte tepër i lagur për t’u përdorur.

India zotëron rreth 18% të popullatës globale por rezervat e ujit janë të pakta dhe tregohet e kujdesshme në menaxhimin e tyre.

Priyanka Shukla, zyrtar i administratës vendase tha për rrjetin The National: “Ai është pezulluar në varesi të hetimeve, uji është një burim esencial dhe nuk mund të shpërdorohet kështu”.

 

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA