“Rusia po pushton Bjellorusinë në fshehtësi”/ Ish-ushtaraku i lartë britanik ngre alarmin: Putini po rikthen Bashkimin Sovjetik

27/05/2023 17:42

Rusia po pushton Bjellorusinë “në mënyrë të fshehtë”, ndërsa vendos armë bërthamore atje, paralajmëron analisti ushtarak britanik, Sean Bell.

Në fillim të kësaj jave, Rusia tha se po vazhdonte me vendosjen e parë të armëve bërthamore jashtë kufijve të saj që nga rënia e Bashkimit Sovjetik në 1991.

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko tha se armët tashmë ishin rrugës për në Minsk.

“Në vlerë nominale, kjo ka të bëjë më shumë me lëkundjen e retorikës rreth raketave nukleare dhe “mbjelljen” e frikës në Perëndim, sepse në realitet nëse ke në plan të nisësh një luftë bërthamore, mjafton shtypja e një butoni që ato të udhëtojnë nëpër anën tjetër të botës. Pra nuk ka nevojë që t’i dërgoni armët bërthamore në një vend tjetër “- shpjegoi Bell për SkyNews.

E vërteta është se presidenti Putin nuk e ka fshehur dëshirën e tij për të tentuar të rrisë ndikimin rus dhe të rikthej ish-Bashkimin Sovjetik. Ai po vendos gjithnjë e më shumë ushtarë në terren në Bjellorusi, fillimisht duke kryer operacione nga aty dhe tani duke vendosur edhe armë bërthamore atje, të gjitha të dizajnuara për të rritur ndikimin rus atje”- tha ndër të tjera analisti ushtarak britanik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA