Refugjatët refuzojnë ndihmën/ Kalojnë la Manshin dhe duan që të shpëtohen vetëm nga anglezët

27/05/2023 15:33

Gomonet në La Mansh refuzojnë ndihmën e francezëve.

Kaq të vendosur janë emigrantët që synojnë brigjet angleze saqë rrezikojnë edhe jetën e tyre edhe kur janë në rrezik mbytje në ujërat e kanalit të La Manshit.

Ky ësht rasti i 50 emigrantëve që ishin nisur me gomone drejt Anglisë pavarësisht ashpërsimit të ligjeve dhe kërcënimeve për rikthimin e tyre në Ruanda, apo moslejimin për shqyrtimin e kërkesave të tyre për azil, për ata që vijnë me gomone. Të gjendur në rrezik mbytje ata nuk pranuan ndihmën e flotës detare franceze, por këmbëngulnin të shpëtoheshin vetëm nga flota britanike, duk rrzikuar kësisoj jetën.

Kjo tregon se sa larg shkojnë në përpjekjet e tyre për të mbërritur në El Doradon britanike, dhe sa pak i marrin seriozisht kërcënimet e autoriteteve britanike për frenimin e kalimeve ilegale.

Gomonia u arrit të shpëtohej vetëm nga një anije e flotës detare britanik Ranger pas një operacioni të vështirë shpëtimi.

Videot dhe komunikimet në radio mes britanikëve dhe francezëve tregojnë një nivel të kënaqshëm bashkëpunimi, kur gomonet janë në ujërat e kanalit te La Manshit. Por e pavarësisht këtij bashkëpunimi ende gomonet vazhdojnë të nisen nga brigjet franceze, edhe pse në numër më të vogël se në të njëjtën periudhe të vitit të kaluar.

Deri më sot kanë mbërritur nga Franca me gomone 7400 emigrantë vetëm gjatë këtij viti. Rreth 46 mijë mbërritën vitin e kaluar, mes tyre 14 mije shqiptare. Këtë vit autoritete britanike parashikojnë që shifra të shënojnë  numrin rekord të 85 mijë emigrantëve të ardhur me gomone.

Ndërkohë shifra e emigracioni neto në Britani për vitin e kaluar ishte 606 mijë të ardhur mes tyre vetëm 14 mije shqiptarë ilegalisht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA