Vlonjatet e pritën ne mënyrën e tyre Edi Ramën.

Dua të falënderoj të gjithë ata që bërë punën e tyre si koordinator, si patronazhist dhe aktivistë. Dua të falënderoj gratë dhe vajzat e Vlorës”-tha Rama.

Por xhelozia e vlonjatëve nuk zbuti Kryeministrin.  Falënderimet i lanë vend shumë shpejt kritikave për Kadastrën e Vlorës për të cilën Edi Rama kërkoi që të nxirren mësime të menjëhershme nga dega lokale e partisë.

Se ne se kemi marrë votën e vlonjateve për hipotekën e votës, s’kanë ardhur se janë të lumtur për Hipotekën e Vlorës, Hipoteka e Vlorës është turpi i PS të Vlorës dhe turpi i PS të Shqipërisë. E rëndësishme që në partinë e Vlorës te behet një reflektim i madh për këtë, qe partia te mos jete  instrumenti për përfitime.

Megjithëse preferoi të mos bëjë dikë shembull publikisht, Edi Rama pranoi se njerëz që turpërojnë partinë nuk mungojnë as në qeverisjen qendrore.

Mora një shembull , mund të marr shembull dhe nga qeveria qendrore për njerëz qe na kanë turpëruar por këta shembull na shërbejnë jo për të kthyer kokën prapa  por na shërbejnë qe gjerat qe kemi bere keq te mos ndodhin prap dhe njerëzit e këqij të mos kenë vend më në PS  pavarësisht se me kë janë të lidhur apo me kë janë krushk”-tha Rama.

Nga Vlora u largua duke lënë një thes me kritika për tu zhvendosur në Selenicë ku ndryshuan  jo vetëm tonet e tij, por  edhe mikpritja.

Ashtu si në Vlorë, triumfin ne 54 Bashki, Edi Rama nuk  ia dedikoi  vetëm majtëve, por edhe demokrateve të cilët braktisën Sali Berishën dhe Ilir Metën ditën e zgjedhjeve.

“Bën një hap të mençur. Mos dalja në votim është kontributi më i rëndësishëm që ata kanë dhënë për të ardhmen e vendit tonë sepse nuk pranuan që ta ndynë dorën duke shkuar në votim për ta vënë kryqin e votës së tyre tek një bashkim hijes të të shkuarës të cilat janë aty për ta tërhequr Shqipërinë vetëm prapa, por që dështuan e do të dështojnë.”

Pritshmëritë e socialistëve  janë të mëdha pas fitores, por të gjithë atyre që presin qe tu zgjidhen hallet sa hap e mbyll sytë Edi Rama nuk u premtoi parajsën, por njerzillëk dhe një vesh për t’i dëgjuar .

Top Channel