Manchester United e kaloi me sukses këtë sezon të Premier League para publikut në Old Trafford (ka edhe një ndeshje ndaj Fulham) teksa së fundmi argëtoi të pranishmit me triumfin 4-1 ndaj Chelseat.
Një trepikësh që i siguroi “Djajve të Kuq” kualifikimin në Champions League ndërsa konfirmoi se në këtë sezon, ndeshjet në shtëpi kanë qenë një nga “armët” më të forta për ekipin e trajnerit Erik ten Hag.
Në fakt, statistikat tregojnë se United ka fituar 14 nga 18 ndeshjet e këtij sezoni të Premier League në Old Trafford ndërsa sa i takon sfidave në të gjitha kompeticionet, “Djajtë e Kuq” kanë fituar 26 ndeshje duke humbur vetëm dy të tilla teksa disfata e fundit daton në tetorin e vitit të kaluar.
Vetëm skuadra e Sir Alex Ferguson në sezonin 2002-2003 ka qenë më mirë. Në atë kohë United fitonte 27 ndeshje në Old Trafford. Duket se 70.000 tifozët e pranishëm në Old Trafford e kanë dhënë efektin e duhur, ndërsa trajneri Ten Hag dhe të besuarit e tij kanë rikthyer sërish entuziazmin. /Supersport
Top Channel