28/11 15:31
Ndonëse ende nuk dihet se si do të jetë e ardhmja e Romelo Lukakut, sulmuesi belg e ka bërë të qartë se nuk dëshiron të luajë më në Premier League.
Madje, së fundmi, ai ka thënë se është i gatshëm të ulë pagën për të plotësuar nevojat e Interit, por në fund të këtij sezoni do të duhet të kthehet në Londër.
Sipas raportimeve të medieve italiane, Interi ende shpreson të jetë në gjendje ta rimarrë lojtarin edhe pse jo ta blejë, por në një huazim të shtrenjtë.
Problemi është se “zikaltërit” do të donin një zbritje të konsiderueshme në krahasim me tetë milionët (pa përfshirë bonuset) të paguara për këtë sezon, por një gjë të tillë Chelsea nuk e pranon. /Supersport
Top Channel