Kreu legjendar i Pink Floyd hetohet nga policia e Berlinit për kostumin ‘e dyshimtë’ dhe ‘armën’ në koncert (fotot)

27/05/2023 17:15

Policia në Berlin thanë se kanë hapur një hetim ndaj muzikantit veteran britanik Roger Waters si i dyshuar për ‘nxitje urrejtjeje’ teksa ish-kreu i grupit të njohur të rrokut Pink Floyd, performonte në koncertin e tij javën e kaluar në kryeqytetin gjerman.

Imazhet në rrjetet sociale tregonin Waters që hiqej sikur qëllonte me një automatik të epokës naziste, i veshur me një pardesy të zezë me një fashë të kuqe në krah.

Policia tha se po hetonte nëse konteksti i kostumit mund të ishte një referencë, mbështetje apo lavdërim ndaj regjimit nazist, dhe prishje e qetësisë publike.

Ata thanë se pas kryerjes së hetimeve çështja do të dorëzohet te prokurorët e Berlinit, për të vendosur nëse do të ngrejnë akuza.

Waters ka tërhequr dhe më parë akuza për çështje të ngjashme teksa është një mbështetës i lëvizjes për lirinë e Palestinës dhe ka bërë thirrje për bojkot e sanksione ndaj Izraelit, çka ka sjell akuza anti-semitizmi nga grupet hebreje.

Autoritetet në Frankfurt janë përpjekur të ndalojnë një koncert të tij aty më 28 maj por Waters sfidoi lëvizjen në gjykatën lokale dhe ajo i dha të drejtë të mbajë koncertin.

Performanca e tij në koncertin e të dielës u shoqërua me protesta nga komuniteti hebre vendas.

Vitin e kaluar qyteti polak i Krakow zbuloi një koncert të Waters prej qëndrimit të tij aprovues ndaj Rusisë në konfliktin me Ukrainën.

FOTO GALERI
1/5
Policia në Berlin thanë se kanë hapur një hetim ndaj muzikantit veteran britanik Roger Waters si i dyshuar për ‘nxitje urrejtjeje’

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA