Tetë ndeshje radhazi pa fitore për Romën në Serie A.
Ka përfunduar ndeshja tejet interesante mes skuadrës së Fiorentinas dhe asaj të Romës, ku vendasit kanë siguruar pikët e plota.
Pas pot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Artemio Franchi”, skuadra e Fiorentinas e ka mposhtur Romën 2:1, raporton KosovaPress.
Roma ishte në avantazh deri në minutat e fundit të ndeshjes përmes golit të Stephan El Shaarawyt (minuta e 11’), ndërsa Fiorentina siguroi fitoren në fund duke bërë përmbysje të rezultatit me ndihmën e golave të Luka Jovic (minuta e 85’) dhe Jonathan Ikone (minuta e 88’).
Me pikët e reja, Fiorentina ngjitet në pozitën e nëntë në tabelë në kuotën e 53 pikëve, krahas Romës që zë vendin e gjashtë me 60 pikë të arkëtuara. Rezultati final i ndeshjes, 2:1 në favor të Fiorentinas.
Top Channel