Emigrantët që tentojnë Britaninë sulmojnë me gurë policinë franceze duke përmbysur makinën e oficerëve (fotot)

27/05/2023 15:10

Një grup emigrantësh që përgatiteshin të niseshin me gomone nga veriu i Francës drejt Britanisë kanë sulmuar dje forcat e sigurisë që patrullonin në Calais, duke goditur automjetin me gurë derisa ai u përmbys megjithë oficerët brenda.

Tre anëtarë të xhandarmërisë u plagosën në incidentin në Oye-Plage në brigjet veriore të Francës, thanë dje autoritetet.

Pas përplasjes 38 emigrantë u ndaluan, shumica e të cilëve trafikantë që organizonin kalimin me gomone drejt Britanisë.

Oficerët ishin duke patrulluar terrenin e plazhit me një mjet fuoristradë kur emigrantët nisën sulmin me gurë ndaj tyre.

Ata kishin vazhduar sulmin e tyre derisa erdhën përforcime dhe kolegët e tyre arritën t’i nxirrnin nga automjeti.

Londra vazhdimisht ka akuzuar Frqancen se nuk po bën mjaftueshëm për ndalimin e fluksit të të ardhurve me gomone sipas marrëveshjes së pagesave të sigurisë për Parisin, ndërsa francezët thonë se po mundohen t’i ndalojnë ata të nisen nga toka e tyre.

Gjithsesi vërshimi i emigrantëve drejt Anglisë vijon me ritme rekord, ashtu si thuajse në të gjitha vendet e Evropës.

Kjo megjithë incidentet e humbjes së jetës si ai i nëntorit 2021, kur 27 emigrantë vdiqën nga përmbysja e barkës së tyre në kanalin mes vendeve.

Dje në Francë pesë anëtarë të ushtrisë u shpallën fajtorë për dështimin në dhënien e ndihmës në rastin tragjik te 1.5 viteve me pare.

Anijet e ushtrisë nuk kishin shkuar në ndihmë të tyre megjithë 15 telefonata emergjence që ishin bërë nga barka e emigrantëve drejt Francës.

Shumica e viktimave ishin kurdë irakenë nga shtatë deri në 46 vjeç. Vetëm dy njerëz mbijetuan nga katastrofa, në të cilën u shuan gjithashtu shtatë të mitur.

FOTO GALERI
1/5
Oficerët ishin duke patrulluar terrenin e plazhit me një mjet fuoristradë kur emigrantët nisën sulmin me gurë ndaj tyre.

Top Channel