Ndarja nga Podgorica zyrtare e 5 viteve më parë dhe vetëqeverisja nga shqiptarët, ka dhënë frytet e veta pozitive në komunën e Tuzit në Mal të Zi.

Qyteti me shumice shqiptare, falë edhe bashkëpunimit të fuqishëm të diasporës ka njohur zhvillim në infrastrukturë, ekonomi, bujqësi e turizëm.

Kryesisht komuna jonë është orientuar në bujqësi dhe ka marrë zhvillim falë investimeve të mëdha dhe subvencionimet për bujqit”-shprehet Nik Gjeloshaj, kryetar i komunës Tuz.

Në komunën ku shumica e banorëve janë në Amerike, është ringjallur shpresa thotë kryetari i komunës Nik Gjeloshaj. Tani emigracioni nuk është si më përpara ndërsa të shumtë janë ata që rikthehen për të investuar në tokat e tyre.

Për qytetarët tanë ka lindur shpresa, është ndalur migrimi, ke ardhje më të shpeshtë të diasporës në vend”-shton ai.

Me mbështetjen e qeverisë që drejtohet nga Dritan Abazoviç dhe faktorit politik shqiptar në Mal të Zi, po behët e mundur që investitorët e huaj, përveç Tuzit, të zgjerojnë aktivitetin e tyre edhe  në komunat e tjera shqiptare.

 “Në modelin tonë jemi duke e shtrirë edhe në komunat e tjera. Kemi investuar, dhënë ide. Shumë shpejt dhe atje do të nisë puna”.

Top Channel