Ish-presidenti amerikan Donald Trump është tallur sot sipas mediave “pa mëshirë” me rivalin e tij presidencial republikan Ron DeSantis, për një nisje të dështuar teknike të fushatës së tij në rrjetin Twitter — në lojën ku u bashkua më vonë dhe presidenti Biden.
Pas ngecjeve në hapjen e shumëpritur të platformes së tij në Twitter së bashku me Elon Musk, Trump quante Desantis “një republikan i padenjë për partinë ose dhe më keq”.
“E di Ron. Mënyra si menaxhove hapjen e fushatës do të ishte dhe mënyra si do të menaxhoje vendin”, shkruante Trump në rrjetet sociale.
Trump gjithashtu postonte gjithashtu meme të ndryshme që vinin në lojë dështimin teknik të fushatës, e cila u detyrua dje të kalonte në biseda të vogla zbavitëse mes Musk e DeSantis, pas vështirësive teknike.
Musk nisi të justifikohej në transmetim se ngarkesa vinte prej “numrit të madh të mbështetëse që ishin online për fushatën.”
Edhe vetë Biden, i cili nuk para përfshihet në lodrat e internetit, përfitoi për të goditur DeSantis në një postim në Twitter ku përfshihej një adresë për donacionet e kandidimit të tij.
“Kjo është adresa e donacioneve të DeSantis,” shkruante presidenti 80-vjeçar, duke iu referuar donacioneve të mëdha nga ish-guvernatori i Arkansas, Asa Hutchinson.
DeSantis u përpoq të justifikonte nisjen e ngatërruar duke thënë se organizatorët e Twitter nuk arrinin të përballonin reagimet entuziaste të mbështetësve.
Mediat liberale amerikane shkruanin se pas nisjes së fushatës, DeSantis ishte mbledhur me donatorë të rëndësishëm republikanë në Miami, shumë prej të cilëve i kishin thënë të mos shqetësohej për dramën teknike pasi ishin “gjëra të zakonshme që ndodhin në fushatë”.
Vetë DeSantis nuk përmendi me emër Trump, një strategji që ai ka ndjekur prej muajsh, edhe kur Trump e ka sulmuar ashpër, prej frikës së rënies së mbështetjes.
Top Channel