Jurgen Klopp mbetet shumë i lidhur me Borussia Dortmund dhe tifozët unikë të verdhezinjve. 55-vjeçari drejtoi për 7 sezone skuadrën gjermane (2008-2015) përpara se të transferohej në “Anfield” te Liverpooli.
Dortmundi luan të shtunën ndeshjen më të rëndësishme të viteve të fundit. Djemtë e Terzic presion Mainz në shtëpi, përballje për javën e fundit në Bundesliga.
Fitorja sjell titullin kampion, që në “Signal Iduna Park” mungon prej vitit 2012, kur në stol ishte pikërisht Klopp.
Ky i fundit uron që verdhezinjtë të fitojnë ndeshjen dhe titullin kampion, dhe mezi po e pret takimin e javës së fundit. Dortmund-Mainz do të transmetohet në SuperSport 2 (27 maj, 15:30).
“Shpresoj që Dortmundi të fitojë titullin kampion, pasi e di mirë se çfarë do të thotë për qytetin arritja e një suksesi të tillë, por jo vetëm.
Jam pak nervoz, por uroj me zemër që Dortmundi të fitojë. Nuk është fare e këndshme të shohësh gjithmonë të njëjtën skuadër duke fituar”, theksoi Klopp.
Top Channel