Posterat e fushatës presidenciale turke mbushin rrugët e Stambollit (fotot)

26/05/2023 19:03

Postera e fletushka të fushatës elektorale për të dy kandidatët shiheshin sot kudo në rrugët e Stamboll para votës finale te së dielës.

Turqia ka hyrë në fazat e fundit të garës së ashpër elektorale mes presidentit Rexhep Tajip Erdogan dhe liderit opozitar Kemal Kilicdaroglu që përfundon të dielën.

Erdogan pritet të zgjasë dy dekadat e tij në pushtet dhe nëse fiton të dielën ndaj rivalit të tij më laik, do të qeverisë deri në 2028.

Të dyja palët janë përpjekur të shfrytëzojnë pika të njohura fushate si largimi i refugjatëve siriane si dhe ashpërsimin e dorës ndaj militantrëve kurdë.

Mediat perëndimore thonë se fitorja e Erdogan do të vijojë ta mbajë vendin anëtar i NATOs si një peshore rivaliteti mes Uashingtonit e Moskës, si dhe të vazhdojë aktivitetin e vet në Lindjen e Mesme, shkruan rrjeti AFP.

Opozitari Kemal Kilicdaroglu është prezantuar si një alternativë ndaj Erdogan në një fushatë ku zotohet të riparojë lidhjet e Turqisë me Perëndimin dhe të kurojë problemet e brendshme ekonomike.

Erdogan gjithashtu ka bërë fushatë në linja të ngjashme duke tentuar të paraqesë Kilicdaroglu si një aleat të militantëve kurdë dhe refuzon prmtimet e opozitës për të ashpërsuar dorën e sigurisë në vend.

“Deri dje ju i mbështesnit terroristët dhe bashkëpunonit me ta,” ka thënë më herët Erdogan për opozitën, sipas rrjetit AFP.

FOTO GALERI
3/7
Të dyja palët janë përpjekur të shfrytëzojnë pika të njohura fushate si largimi i refugjatëve siriane si dhe ashpërsimin e dorës ndaj militantrëve kurdë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA