Për ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet fillimisht me kthjellime dhe duke filluar nga orët e mesditës deri ato të pasdites zhvillim të vranësirave. Në relievet kodrinore – malore në mesditë vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen

-Në zonat malore 11 deri 21°C

-Në zonat e ulëta 11 deri 29°C

-Në zonat bregdetare 15 deri 28°C

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA