Kryetari i komunës Zveçan përfundon orarin e punës, largohet nga komuna nën masa të rrepta sigurie

26/05/2023 20:50

Kryetari i komunës së Zveçanit, Ilir Peci sapo ka dalë nga ndërtesa e komunës nën përcjelljen e forcave të policisë.

Gjatë ditës disa qytetarë nga komuniteti serb kanë protestuar duke bërë përpjekje të pengojnë kryetarin e zgjedhur që të futet në objektin.

Protestuesit në Zveçan ndërkohë filluan të shfaqin dhunë, të fyejnë e të hedhin mjete të ndryshme të forta dhe shok bomba në drejtim të Policisë dhe automjeteve zyrtare, duke shkaktuar rrezik të drejtpërdrejtë dhe lëndime të lehta trupore deri tani ndaj pesë zyrtarëve policorë të cilët më pas u janë kthyer detyrave policore.

Po ashtu protestuesit kanë djegur një veturë zyrtare dhe disa të i kanë demoluar.

Përveç personave të angazhuar dhe automjeteve të tyre të vendosura në afërsi dhe pranë objekteve komunale, në komunat veriore janë lëshuar edhe alarmet të cilat përdoren nga strukturat kriminale për mobilizim dhe tubime.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA