Klubi i CR7 i ofron stolin, trajneri i njohur refuzon 150 mln €

26/05/2023 20:46

Zinedine Zidane vijon të qëndrojë pushim prej qershorit të vitit 2021, kur i dha fund aventurës së dytë në pankinën e Realit të Madridit.

Emri i francezit është lidhur me klube të ndryshme, por edhe me kombëtaren e Francës. Së fundmi, Zizou ka refuzuar një ofertë të çmendur nga Arabia Saudite!

Footmercato raporton se gjeniu i futbollit francez, i cili ka shkëlqyer si futbollist dhe trajner, u kërkua nga Al Nassr, skuadër ku luan Cristiano Ronaldo.

Zidane iu paraqit një kontratë 2-vjeçare me pagë sezonale 75 milionë euro! Por, përgjigja erdhi shpejt dhe ishte “jo” e prerë.

50-vjeçari nuk ka ndërmend të largohet nga futbolli europian. 150 milionë euro tundojnë çdokënd, por jo Zidane, i cili po pret një klub të madh të kontinentit të vjetër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA