Tensionet në veri të Kosovës/ Hovenier: Masat e dhunshme duhet të ndërpriten menjëherë

26/05/2023 16:42

Ambasadori amerikan në Kosovës, Jeffrey Hovenier, ka theksuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës i dënojnë veprimet e vazhdueshme të autoriteteve kosovare për të hyrë në ndërtesat komunale në veri të Kosovës.

Ai ka theksuar se masat e sotme të dhunshme duhet të ndërpriten menjëherë.

Reagimi i ambasadorit Hovenier vjen pas aksioneve të Policisë së Kosovës në tri komunat në veri të Kosovës, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq, për të siguruar qasjen në objektet komunale të kryetarëve të ri të këtyre tri komunave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA