Hamilton “injoron” Ferrarin: Spekulime, Mercedesi e ndërtoi gabim makinën

26/05/2023 10:38

Lewis Hamilton është në vitin e fundit të kontratës me Mercedesin dhe së fundmi kanë nisur “zërat” të cilat e shohin britanikun me Ferrarin në sezonin e ardhshëm.

Madje, para disa ditësh mediat bënin të ditur se italianët ishin të gatshëm t’i ofronin britanikut një kontratë me vlerë 40 milionë euro. Gjithsesi, është vetë shtatë herë Kampioni i Botës që i hedh poshtë këto zëra teksa para fundjavës në Montecarlo, thekson se nuk ka asnjë të vërtetë në lidhje me Ferrarin ndërsa shtoi se është shumë pranë rinovimit të kontratës me Mercedesin.

“Kur afron fundi i kontratës, zakonisht nisin gjithnjë spekulimet. Dhe kjo po ndodh së fundmi, nëse nuk dëgjoni fjalë nga unë, atëherë gjithçka tjetër është spekulim. Nuk ka asnjë negociatë me Ferrarin, jam pranë rinovimit me Mercedesin. Skuadra ime dhe drejtori Totto Wolf janë duke punuar në prapaskenë dhe jemi drejt fundit me kontratën që është bërë gati.
Rinovimi im me Mercedesin nuk është vonuar për shkak të problemeve që ka makina. Është e vërtetë se në dy vitet e fundit kemi disa zgjedhje të gabuara, megjithatë po punojmë që t’i rregullojmë. Kam pas një skuadër perfekte dhe shpresoj që në javët e ardhshme të shohim ndryshimet.

Këtë fundjavë në pistën e Çmimin e Madh të Monacos, ndryshimet do të jenë pak të vështira për t’u dalluar për shkak të veçorive të pistës, por shpresoj që t’ju afrohemi pak më shumë atyre pilotëve të kreut. Ndoshta nuk do të arrijmë të luftojmë për të fituar, por pres të jemi më të përfshirë në duele”, u shpreh Hamilton.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA