Viti shkollor është duke u mbyllur dhe për këtë arsye në gjimnazin “Sami Frashëri” në kryeqytet u realizua Dita e Hapur, një lloj panairi i dhjetëra klubeve, duke filluar nga matematika fizika, historia, teatri, vallet, e të tjera.
“Është kurorëzimi i një punë 1-vjeçare të nxënësve tanë. Nuk i bëjnë thjesht për notë, por sepse janë të apasionuar dhe të mençur, dhe realizojnë gjëra shumë të bukura. Janë të apasonuar dhe të mençur”- shprehet Majlinda Ziu, drejtore e gjimnazit Sami Frashëri.
E nëse do të relaksohesh, është klubi i muzikës të gjimnazit “Sami Frashëri”, i përbërë nga 300 anëtarë. Në krah të klubit të zhurmshëm të muzikës, është klubi pa bujë i matematikës.
“Unë do studioj në Fakultetin e Shkencave, matematika është nja nga lëndët më të bukura”.-shprehet nxënëse.
Që në hyrje të shkollës, mysafirët gostiten me gatime të ndryshme që nxënësit dhe familjet e tyre kanë përgatitu për këtë rast.
Çfarë klase është mbesa?
-“Viti i parë. Ka bërë një makineri me ujë që transporton ujin”
Si ndihesh për mbesën tënde?
-“Shumë mirë. Jemi kënaqur se ka notat ekselente”
“Gjatë këtij viti kishim një projekt ndër lëndor, në lëndën e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.Tema e projektit ishte “Folklori, zakonet, traditat dhe të rinjtë”.
“Ishte gallatë të them të drejtën sepse patëm mundësinë të njihnim njerëz të rinj dhe të kishim eksperienca të reja”.
“Duke nënë në punë mullirin e erës, i cili është motori, do të ndizet drita që do t ë bëjë të mundur ndriçimin e serrës”.
“Unë kam realizuar Burgun e Spaçit me rastin e 50-vjetorit të revoltës së Spaçit. Kam fituar çmimin e rrjetit. Personat që do fitonin një nga 7 çmimet do të ishin pjesë e një udhëtimi studimor në Poloni. E kreva udhëtimin më 24 prill”.
“Është një shkollë që na jep mundësi të shprehim talentin tonë në shumë fusha. “
Top Channel