Diplomati iranian i burgosur në Belgjikë, lirohet pas këmbimeve me Teheranin (fotot)

26/05/2023 19:32

Diplomati iranian Assadollah Assadi u kthye sot në Teheran i liruar nga Belgjika në kuadër të një këmbimi të burgosurish, kur u lirua gjithashtu një punonjës belg ndihmash që mbahej nga Teherani gati një viti.

Asadi i cili jetonte në Vienë u ndalua në vitin 2018 si i dyshuar për tentativë atentati ndaj një grupi politik opozitar iranian që strehohet nga Franca.

Në kuadër të këmbimit të sotëm, punonjësi belg i ndihmës Olivier Vandecasteele, u lirua nga Teherani megjithë akuzat për terrorizëm.

Kryeministri belg Alexander De Croo tha se 42-vjeçari ishte dërguar në Oman dhe pritej të mbërrinte në Blegjikë në mbrëmje.

Ministri i jashtëm iranian Hossein Amir-Abdollahian, tha në një koment se Assadi është në fakt një “diplomat i pafajshëm i vendit tonë, i cili së shpejti do të kthehet në Iran”.

Si Belgjika dhe Irani falenderuan Oman për rolin e tij në sigurimin e këmbimit të të ndaluarve.

Belgjika ka insistuar gjithmonë për pafajësinë e Vandecasteele dhe se gjyqi ndaj tij ishte manipuluar.

Ai ishte dënuar në janar 40 vite burg për “spiunazh”, sipas vendimit të gjykatës së Teheranit.

“Olivier kaloi 455 ditë në burgun e Teheran në kushte shumë të rënda edhe pse është i pafajshëm,” tha përfaqësuesi belg De Croo.

Traktati mes Blegjikës dhe Iranit që aftëson këmbmin e të burgosurve është nënshkruar vitin e kaluar.

FOTO GALERI
2/4
Ministri i jashtëm iranian Hossein Amir-Abdollahian, tha në një koment se Assadi është në fakt një "diplomat i pafajshëm i vendit tonë, i cili së shpejti do të kthehet në Iran”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA