“Alpe të pastra”/ Asgjësohen mbi 1400 bimë kanabis në Shkodër! Dy të arrestuar, dy të tjerë në kërkim

26/05/2023 10:47

Mbi 1400 bimë kanabis sativa janë gjetur në zonat malore të Shkodrës. Në pranga kanë rënë dy persona, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Nga kontrollet në 191 zona në Pult dhe Postribë, janë gjetur të kultivuara në tokë 1300 fidanë cannabis sativa dhe 137 fidanë të tjerë në kubikë.

“U arrestuan në flagrancë shtetasit M. L., 43 vjeç, banues në fshatin Limsh dhe B. F., 53 vjeç, banues në fshatin Vilzë, autorë të dyshuar të kultivimit të 350 fidanëve në tokë dhe 137 fidanëve në kubikë. U shpallën në kërkim shtetasit L. F. dhe P. F. (babë e bir), pasi në territorin e banesës së vjetër të tyre, janë gjetur 950 fidanë të kultivuar në tokë”, njofton policia.

Më herët, gjatë fazës së dytë të këtij megaoperacioni, u asgjësuan 26 600 fidanë cannabis sativa, të kultivuar në tokë dhe në kubikë, si dhe u vu në pranga njëri nga autorët kryesorë të dyshuar të kultivimit të këtyre fidanëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA