Kryevëzhguesja e OSBE-ODHIR-it, Audrey Glover zhvilloi një takim me kryeministrin Edi Rama në selinë e Partisë Socialiste këtë mëngjes.

Në fokus të takimit ishin konstatimet e OSBE-ODIHR-it gjatë monitorimit të zgjedhjeve lokale të 14 majit.

Pas përfundimit të takimit asnjë prej tyre nuk dha deklaratë për mediat.

Kryesuesja e vëzhguesve të OSBE ODIHR gjatë një konference për mediat një ditë pas procesit të zgjedhjeve të 14 majit bëri publike disa prej problematikave të konstatuara nga vëzhguesit.

Edhe në këto zgjedhje vëzhguesit e OSBE-ODIHRT evidentuan problematika të vjetra të cilat përsëriten në çdo palë zgjedhje, pavarësisht përmirësimeve të vazhdueshme në Kodin zgjedhor.

Ajo tha se presionet ndaj qytetarëve dhe pretendimet për blerje votash janë ende një shqetësim për vendin.

Në lidhje me çështjen e Fredi Belerit, Glover tha se shpresohet të jepet një rezultat në përputhje me ligjin.

Për ambasadoren Glover kjo ishte hera e katërt në dhënien e vlerësimit për proceset zgjedhore në Shqipëri.

Top Channel