Zbritën në fushë dhe dhunuan arbitrin, shoqërohen në polici tifozët e Tiranës

25/05/2023 19:25

Disa nga tifozët e Tiranës janë shoqëruar nga policia pasi zbritën në fushë dhe dhunuan arbitrin në ndeshjen Bylis-Tirana.

“Më datë 25.05.2023, në përfundim të ndeshjes Bylisi-Tirana, në Rogozhinë, disa tifozë të Tiranës kanë hyrë në fushë dhe kanë tentuar të dhunojnë gjyqtarët e ndeshjes. Shërbimet e Policisë kanë reaguar menjëherë duke shoqëruar këta shtetas, për të cilët po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”-njofton policia.

Pas vërshëllimës së trefishtë për përfundimin e takimit, stafi dhe lojtarët e Tiranës rrethuan arbitrin kryesor Kridens Meta, të cilin e kontestonin për penalltinë e akorduar në favor të Bylisit (shënoi Adili). Më pas, me dhjetëra tifozë të Tiranës, të pranishëm në stadiumin e Rrogozhinës, çanë rrethimin dhe vërshuan drejt qendrës së fushës me qëllimin dhunimin e Metës. I rrethuar nga forcat e rendit, Meta iu shkëput turmës dhe vrapoi drejt dhomave të zhveshjes, por u ndoq këmba-këmbës nga disa ultras të Tiranës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA