Tina Turner tregonte se kishte ‘vënë veten në rrezik’ duke refuzuar realitetin, në postimin e fundit para vdekjes (fotot)

25/05/2023 16:19

Tina Turner kishte pranuar se kishte vënë në rrezik shëndetin në një prej postimeve të fundit në rrjetet sociale duke refuzuar mjeksinë tradicionale pas sëmundjes së saj të gjatë.

Këngëtarja legjendare vdiq dje në Zvicër në moshën 83 vjeçare teksa shkaku zyrtar i vdekjes nuk është zbuluar ende.

Turner raportohej se vuante nga shëndeti i dobët dhe ishte përballur me ishemi dhe kancer.

Legjenda e muzikës ‘soul’ e ‘rock’ ksihte pësuar nje dështim të veshkave dhe raportohet se kishte kryer një transplant në vitin 2017.

Në një prej postimeve të saj të fundit, ajo shkruante: “Veshkat e mia janë sëmurë prej tensionit të lartë të gjakut, pasi duhet të isha kuruar me mjekimet tradicionale”.

“Rrezikova veten duke refuzuar realitetin pasi besoja se trupi im ishte i paprekshëm e pashkatërrueshëm”.

Ajo përdorte postimin e saj për të ndërgjegjësuar ndaj një fushate të kujdesit të veshkave të quajtur ‘Show Your Kidneys Love,’ ku thoshte se njerëzit duhet të “lexojnë të gjithë historinë e sëmundjes time.”

Një zëdhënës i familjes së të ndjerës konfirmonte se Tina Turner, ose ndryshe ‘Mbretëresha e Rock’n Roll’ ka vdekur paqësisht në moshën 83 vjeçare pas një sëmundjeje të gjatë në shtëpinë e saj në Kusnacht pranë Zyrihut.

“Bashkë me të bota humbet një legjendë të muzikës dhe një model shoqëror.”

“Tina Turner e lindur me emrinAnna Mae Bullock më 26 nëntor 1939, në Nutbush, Tennessee, u bë e famshme në fund të viteve 60-të me grupe si Ike & Tina Turner Revue, dhe më vonë si artiste solo,” shkruajne ata.

“Me muzikën dhe vitalitetin e saj të, Tina Turner emocionoi miliona fansa e artiste të gjeneratave të ardhshme”.

Përfaqësuesi shtonte: “Do të ketë një ceremoni private funerali ku do të marrin pjesë  vetëm miq të afërt e familjarë.”

“Ju lutem respektoni privatësinë e familjes në këtë kohë të vështirë. Interesime të mëtejshme të shtypit nuk do të marrin përgjigje”.

Pas disa vitesh abuzimi që e ndanë nga bota muzikore, Turner u nda nga bashkëshorti i saj abuzues Ike Turner dhe realizoi një nga rikthimet më të mëdha muzikore.

Gjatë karrierës së saj të gjatë, Tina Turner raportohet se i ka mësuar të kërcejë Mick Jagger, ka regjistruar atë që John Lennon qunate kënga më e madhe ndonjëherë, mes arritjeve të tjera.

FOTO GALERI
1/3
Legjenda e muzikës ‘soul’ e ‘rock’ kishte pësuar nje dështim të veshkave dhe raportohet se kishte kryer një transplant në vitin 2017.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA