
25/02 09:55
Nasser Al-Khelaifi është i interesuar për një klub italian. Pronari i PSG-së, po mendon të blejë Sampdorian sipas raportimeve të L’Equipe.
Skuadra zhvilloi një sezon shumë të dobët dhe u rrëzua në Serie B pas 12 viteve të kaluara në elitën e futbollit italian.
Al Khelaifi ka një miqësi me Andrea Radrizzani, presidentin e Leeds United, i cili po shqyrton mundësinë e një investimi te Sampdoria.
Një lajm që gëzon tifozët xhenovezë, të cilët presin me padurim rikthimin e skuadrës së zemrës mes më të mirëve.
Top Channel