Paraqiten në QSUT të asfiksuar disa punonjës të një fabrike teli në Kamëz, dy prej tyre shtrohen në spital

25/05/2023 18:35

Disa punonjës të një fabrike teli në Kamëz janë paraqitur ditën e sotme në QSUT me shenja asfiksie. 

Policia bën me dije këta persona ishin të punësuar në një fabrikë teli në Bathore, ndërsa gjatë qëndrimit në ambientet e punës nuk janë ndjerë mirë .

Dy prej këtyre punonjëseve, shtetaset T. D., 42 vjeçe, dhe F. N., 47 vjeçe, ndodhen aktualisht në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Kamëz/Informacion paraprak

Më datë 25.05.2023, janë paraqitur për kontroll mjekësor në QSUT disa punonjëse të një fabrike teli në Bathore, të cilat gjatë qëndrimit në ambientet e punës nuk janë ndjerë mirë dhe kanë shfaqur shenja asfiksie. Dy prej këtyre punonjëseve, shtetaset T. D., 42 vjeçe, dhe F. N., 47 vjeçe, ndodhen aktualisht në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA