Mijëra mësues rumunë demonstrojnë në Bukuresht për rroga më të mira, kushte pune në shkollat (fotot)

25/05/2023 18:42

Mijëra mësues rumunë demonstruan sot në kryeqytetin Bukuresht për të kërkuar rroga më të larta e kushte më të mira pune.

Shkollat në të gjithë vendin u detyruan të mbylleshin sot nga greva e përgjithshme, e cila është para e këtyre përmasave në vend që prej vitit 2005.

Sektori publik në Rumani përballet me një krizë të kostove të jetesës teksa inflacionin vend llogaritet në të paktën 10 përqind, dhe me paga veçanërisht të vogla për mësuesit.

Mësuesit e sapo-diplomuar në Rumani marrin një rrogë mesatare muajore prej 2,400 lei (480 euro), teksa mesatarja mujore në vend është gati dy herë më lartë.

Mijëra mësues dolën sot në rrugë, në protestën që i bashkohet disa marshimeve të profesioneve të tjera në vend.

Rreth 10,000 vetë u mblodhën para parlamentit në Bukuresht duke brohoritur “dinjitet”, “hajdutë” dhe “turp t’ju vijë”.

“Jemi këtu sepse nuk ka më durim e tolerancë për gënjeshtrat dhe premtimet e pambajtura gjatë dekadave,” tha mësuesja 47-vjeçare Alina Deliu për rrjetin AFP.

Disa raunde negociatash mes sindikatave dhe qeverisë kanë dështuar edhe pse në ofertën e fundit u ofrua një rritje prej 200 euro.

“Më mirë mos të na kishin ofruar asgjë sesa këto shuma të mjerueshme,” tha 56-vjeçari Mitica Iosif, mësues e sindikalist nga Constanta, i cili erdhi në Bukuresht enkas për demonstratën.

“Ne kemi nevojë për rroga motivuese, shkolla të reja, me palestra dhe kushte minimale pune”, shtoi ai.

FOTO GALERI
1/3
Mijëra mësues rumunë demonstruan sot në kryeqytetin Bukuresht për të kërkuar rroga më të larta e kushte më të mira pune.

Top Channel