Me 95 vota pro, 3 kundër dhe asnjë absenim! Miratohet projektligji për pagat e deputetëve, ministrave dhe presidentit

25/05/2023 14:58

Kuvendi ka miratuar të tre projektligjet për reformën e pagave në institucionet kushtetuese dhe administratën publike.

Ndryshimet në administratën publike, të cilat një pjesë kërkonin shumicë të thjeshtë pasi votohet për procedurat dhe rritjen e pagave të institucioneve dhe administratës, kanë mundur të marrin dakordësinë e shumicës parlamentare, përfshirë edhe opozitën.

Ligji për rritjen e pagave të funksionarëve të lartë, si deputetët, ministrat dhe Presidenti, u miratua me 95 vota pro, 3 kundër, asnjë abstenim dhe 5 nuk morën pjesë në votim. Deputetët që votuan kundër ishin Dashnor Sula, Bujar Leskaj dhe Petrit Doda.

Ndërkohë, projektligji për rritjen e pagës mimimale është miratuar me 97 deputet pro, 0 absenim, 2 kundër dhe 5 nuk kanë votuar.

Nga ana tjetër, Kuvendi ka miratuar edhe reformën e pagave në institucionet kushtetuese. Ndryshimet në ligjin për “statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”, kërkonin shumicë të cilësuar prej 84 votash. Mirëpo, të majtë e të djathtë kanë kontribuar edhe këtë herë, duke bashkuar forcat dhe miratuar me 93 vota rritjen e pagave të tyre.

Me ndryshimet e fundit që iu bënë ligjit të pagave, deputetët përfituan rritjen më të madhe me 98%, ndërsa pas tyre vijnë ministrat me 82%. Rritje me 72% pësoi edhe kryeministri, ndërsa Presidenti me 65%.

Reforma e pagave e nisur nga qeveria duket se fillimisht do të japë efektin më të madh tek paga e funksionarëve të lartë dhe më pas në kategoritë e tjera të punonjësve publikë. Me ndryshimet e fundit që iu bënë ligjit të pagave, deputetët përfituan rritjen më të madhe me 98%, ndërsa pas tyre vijnë ministrat me 82%. Rritje me 72% pësoi edhe kryeministri, ndërsa Presidenti me 65%. Ndërsa, për punonjësit e tjerë të administratës rritja e përgjithshme fillon nga 10 – 35 mijë lekë.

Ndryshe nga viti 2022, ku rritje page prej 7% pësuan vetëm mjekët e përgjithshëm, infermierët, mësuesit dhe punonjësit e sigurisë, përfshi këtu policët, punonjësit e gardës, zjarrfikësit dhe forcat e armatosura, kjo reformë pagash sapo ka nisur.

Top Channel